Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi merr mbështetje të pa rezevë në realizimin e agjendës evropiane dhe euro – atlantike

20 Shkurt, 2012

Prishtinë, 20.02.2012

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, në kuadër të angazhimeve të tij për fuqizimin e agjendës evropiane dhe euro-atlantike të Kosovës, sot gjatë ditës ka zhvilluar disa biseda telefonike me personalitete të njohura, në mesin e tyre edhe me William Hague, Ministër i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Carl Bildt, Ministër i Jashtëm i Suedisë, Eliot Engel dhe Gary Peters, Kongresmenë amerikanë ,  Ivo Josipoviq, President i Kroacisë dhe Stefan Fule , komisioner evropian për zgjerim.

Tema kyçe gjatë bisedave ka qenë kërkesa e kryeministrit Thaçi që Kosova të mbështetet në negocimin dhe nënshkrimin e Marrëveshjes për Asociim dhe Stabilizim, në mënyrë që Republikës së Kosovës t’i hapen dyert drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin  Evropian.

Kryeministrit Thaçi i është rikonfirmuar nga të gjithë bashkëbiseduesit se Kosova do të ketë mbështetje të pa rezervë në realizimin e agjendës së saj evropiane dhe euro-atlantike.

Gjithashtu kryeministri Thaçi ka marrë urime me rastin e përvjetorit të katërt të Republikës së Kosovës,  si dhe  e përgëzuan për të arriturat që ka bërë Kosova në kuadër të këtyre katër viteve.

Last modified: 20 Shkurt, 2012

Comments are closed.