Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi: Mbledhja e mbrëmshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ishte jashtëzakonisht e suksesshme për Republikën e Kosovës

23 Janar, 2010

Prishtinë, 23 janar 2010
 

Nën drejtimin e kryeministrit Hashim Thaçi, sot është mbajtur mbledhja  e 107- të e Qeverisë së Republikës së Kosovës.  Në hapje, kryeministri Hashim Thaçi ka njoftuar kabinetin e tij lidhur me takimin e Këshillit të Sigurimit i cili mbrëmë diskutoi raportin e fundit tremujor për vitin 2009 për Kosovën.

Kryeministri Thaçi theksoi  se mbledhja e mbrëmshme e KS të OKB ishte jashtëzakonisht e suksesshme për Republikën e Kosovës. Paraqitja e ministrit të Jashtëm, z. Skender  Hyseni para KS ishte jashtëzakonisht dinjitoze, shumë argumentues dhe i vlerësimit të progresit të arritur në Republikën e Kosovës, progres ky i arritur si shtet i pavarur, sovran dhe demokratik, vend demokrati dhe shumetnik, me fqinjësi të mirë, me stabilitet rajonal dhe perspektivë euroatlantike.

Më tutje z, Thaçi tha se njohjet e reja për Kosovën , vendosja e marrëdhënieve diplomatike me fqinjët – Malin e Zi, Maqedoninë, Shqipërinë, mbajtja e suksesshme e zgjedhjeve të lira demokratike të para në Kosovën e pavarur, me organizimin e institucioneve vendore, integrimi i komuniteteve, janë vlerësuar dhe po mirëkuptohen dhe mbështeten nga të gjithë. Ky  është një mesazh shumë i mirë për të gjithë se jemi në rrugë të mbarë të ndërtojmë vendin tonë sipas parimeve, standardeve dhe kritereve më të larta demokratike.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me të gjithë faktorët relevantë ndërkombëtar, me të gjithë anëtarët e KS, sidomos me anëtarët e rinj, në mënyrë që t’i bindim se progresi është në të mirën e të gjithëve, prandaj mbështetja për Kosovën është mbështetja për një vend të lirë, demokratik, sovran me perspektivë euroatlantike, e në të njëjtën kohë me perspektivë që Kosova të jetë edhe pjesë e OKB”tha z. Thaçi, duke shtuar se edhe strategjia e institucioneve të Kosovës, e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe autoriteteve dhe mekanizmave ndërkombëtarë është e përgjegjshme, e matur dhe do të jetë shumë efikase, në veçanti në sundimin e rendit dhe ligjit, legjitimimin e tri komunave të reja përmes procesit elektoral, krijimin e komunës së veriut, gjithashtu përmes një procesi demokratik, në përputhshmëri të plotë me dokumentin e Presidentit Ahtisari.
 

Kryeministri Thaçi ftoi kabinetin e tij për një angazhim shtesë, në ditët e ardhshme për implementimin e strategjisë për veriun dhe të krijimin e fondit të veçantë nga Qeveria e Kosovës në mbështetje të strategjisë zhvillimore.

Qeveria ka përkrahur sot informatën e Ministrisë së Administratës Publike lidhur me zbatimin e Planit të akomodimit për stafin e Qeverisë konform Planit Strategjik të Akomodimit. 

Ministri Arsim Bajrami ka pohuar që nga e hëna në objektin e ish-Rilindjes do  të fillojë edhe vendosja e MAP, MD, MAPL dhe MAPH . “Me implementimin e këtij plani po përfundojmë komplet projektin e bartjes së ministrive nga objektet private në objektet publike”, pohoi ministri Bajrami

Qeveria në mbledhjen e sotme i ka dhënë përkrahje të plot aktiviteteve të Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit ( MTPT) lidhur me koncesionimin e  Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

Sipas ministrit  Fatmir Limaj partneriteti publiko-privat në ANP tashmë është në fazën finale të implementimit. Nga data 27 deri më 29 janar të këtij viti do të organizohet një   konferenca treditore me qëllimin që kompanitë e interesuar të japin ofertat e tyre rreth draft-kontratës.

Po sot Qeveria i ka dhënë mbështetje ndërtimit të hidrocentralit të Zhurit Ministrja Justina Shiroka-Pula ka njoftuar se punët rreth këtij projekti janë në rrugë të mbarë . “Hidrocentrali do të ketë kapacitet prej 305 megavat dhe investimet e planifikuara janë mbi 350 milionë euro”, theksoi ministrja Shiroka- Pula.

Last modified: 23 Janar, 2010

Comments are closed.