Prishtinë, 16 nëntor 2010
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi dhe komandanti i KFOR-it gjenerali, Erhard Buhler me rastin e festës së Kurban Bajramit, vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës.
Me këtë rast z. Thaçi në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin e tij i ka përcjell myftiut Naim Ternava, Bashkësisë Islame të Kosovës dhe besimtarëve mysliman të Kosovës urimet për festën e Kurban Bajramit.
“Kjo është një festë e bashkimit unitetit dhe solidaritetit, vëllazërisë dhe dashurisë midis njerëzve. Për Kosovën, popullin e saj do të këtë ditë të mira dhe mirëqenie më të lartë sociale “, theksoi kryeministri Thaçi. Me këtë rast z. Thaçi uroi myftiun Ternava për rolin konstruktiv në kultivimin e tolerancës fetare në Kosovës, duke shtuar se Kosova po ndërton shtet demokratik dhe multietnik dhe për këtë kemi mbështetjen e gjithë komuniteti ndërkombëtar.
“Këtu jemi së bashku me gjeneralin e KFOR-it, z. Buhler të cilin dëshiroj ta përshëndes dhe ta falënderoj që sot është këtu pran nesh në këtë ditë të madhe, në këtë ditë feste të shenjtë për besimtarët islam. Edhe sot edhe në të ardhmen do të jemi bashkë”, pohoi kryeministri Hashim Thaçi.
Edhe gjenerali Erhard Buhler ka uruar të gjithë besimtarët islam me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Last modified: 16 Nëntor, 2010