Prishtinë, 8 prill 2009
Fjala e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në ceremoninë e organizuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve
Të nderuar Ambasadorë;
Zonja dhe zotërinj;
Mysafirë të nderua;r dhe
Përfaqësues të shquar të komunitetit Romë në Kosovë;
Respektimi i të drejtave të njeriut dhe perspektiva demokratike, janë parakushtet me të rëndësishme për një stabilitet socio-politik dhe avancim ekonomik të shoqërisë.
Trashëgimia kulturore e komuniteti Rom është një nga vlerat shumë-kulturore që respektohet, ruhet dhe promovohet si trashëgimi e përbashkët e të gjithë Kosovarëve.
Këtë vit, Republika e Kosovës feston ndryshe Ditën Ndërkombëtare të Romëve; kësaj here, zyra ime sponzoron një program 4 ditor në pjesë të ndryshme të Kosovës.
Kultura dhe shumë-kulturalizmi është një nga parakushtet e rëndësishme për zhvillimin e demokracisë.
Promovimi i kulturës dhe identitetit të komuniteteve kontribuon në pajtimin dhe tolerancën ndërmjet komuniteteve dhe krijon bazën për një proces të vërtetë demokratik që bazohet në parimet ku individët, duke përfshirë minoritetet të njohin dhe respektojnë autoritete e institucioneve.
Është e nevojshme të arsimohen qytetarët (sidomos rinia) për të respektuar kulturat tjera, në frymën e dialogut dhe mbi vlerat e një shoqërie shumë-kulturore.
Respektimi i parimeve politike, kulturore dhe pluralitetit etnik duhet të afirmohet dhe promovohet nëpërmjet mediave, arsimim dhe mënyrave tjera adekuate.
Sistemi i ri demokratik për të drejtat e minoriteteve në Kosovën demokratike është zhvilluar në praktikë duke ofruar të drejtat për anëtarët e minoriteteve brenda sistemit social, ligjore dhe politik të vendit; po ashtu ka ofruar mbrojtje institucionale për të drejtat e individëve duke përfshirë këtu edhe ata të cilët promovojnë identitetin etnik dhe trashëgiminë kulturore.
Prandaj, unë si kryeministër i Republikës së Kosovës iu ftoj të gjithëve që t’i avanconi vlerat multi-kulturore të vendit tonë demokratik.
Urimet më të përzemërta për Ditën Ndërkombëtare të Romëve!
Last modified: 8 Prill, 2009