Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi: Kosova do të jetë pjesë e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian

6 Prill, 2009

Prishtinë, 6 prill 2009

 

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi ka pritur sot znj. Doris Pack, kryesuese e delegacionit të Parlamentit Evropian, që po qëndron për vizitë në Kosovë.

Në një konferencë shtypi pas takimit kryeministri Thaçi deklaroi se me znj. Pack ka diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë, për vitin e parë të periudhës që kaluam si shtet i pavarur, sovran dhe demokratik.

“Roli i europarlamentares Pack gjithmonë ka qenë i jashtëzakonshëm dhe mbështetës për Kosovën, për rendin demokratik, për procesin reformues ekonomik që po ndodh, për respektimin e plotë dhe afirmativ të të drejtave të minoritarëve, për integrimin  tyre në institucionet e Republikës së Kosovës, gjitha komuniteteve, edhe të serbëve, prej të cilëve kërkohet punë edhe më e madhe në këtë drejtim, vullnet edhe më i madh i lidershipit të tyre”, theksoi kryeministri Thaçi.

“E informova grupin parlamentar që Kosova është e zotuar që të ecë përpara. Vitin e kaluar ne pranuam Raportin e Progresit nga Komisioni Evropian. Do të kemi studimin e fizibilitetit. Qeveria do të kryejë të gjitha obligimet që dalin nga autoriteti i saj dhe për Kosovën do të ketë lajme të mira nga Brukseli dhe hapje të perspektivës evropiane, pra Kosova do të jetë edhe pjesë e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian”, ka pohuar kryeministri Hashim Thaçi.

Nga ana e saj, znj. Doris Pack vlerësoi progresin e Qeverisë dhe të institucioneve  të Republikës së Kosovës.
 

“Duhet te theksoj se ka te arritura, por duhet edhe shumë pune për te bërë”, ka thënë Pack, duke shtuar se  decentralizimi është i nevojshëm dhe qeveria ka filluar te punoj në ketë proces.

Europarlamentarja Pack ka theksuar se duhet te ketë edhe një vullnet nga ana e Beogradit qe ti mundësoj serbeve te Kosovës të përfshihen plotësisht ne procesin e decentralizimit.

“Dëshiroj gjithashtu  të theksoj se çështja e minoriteteve është shume e rëndësishme, por vullneti i kësaj qeveria duhet të përkrahet edhe nga ana tjetër, dua te them nga Beogradi,  për te ecur përpara. Pasi qe është fjala për qytetarët e Kosovës, pavarësisht a janë shqiptarë serbë, shkali ose romë”, theksoi znj. Doris Pack, kryesuese e delegacionit të Parlamentit Evropian.

Last modified: 6 Prill, 2009

Comments are closed.