18 korrik 2008
Faleminderit zonja Sekretare për mbështetjen e fuqishme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhëne Kosovës dhe popullit të saj.
Kosova sot është shtet i pavarur sovran dhe demokratik, është vend i paqes, i stabilitetit dhe me perspektivë zhvillimi. Kosova është në bashkëpunim të shkëlqyeshëm me të gjitha vendet e rajonit, me Maqedoninë, Shqipërinë, Malin e Zi e në të ardhmen e afërt demokratike, besojmë edhe me Serbinë.
Kosova ka arritur progres në periudhën gjashtëmujore pas pavarësisë, një progres ky i përshëndetur nga e gjithë bota demokratike. Kjo është një vizitë dhe takim historik, sepse është delegacioni i parë i shtetit të Kosovës që viziton Uashingtonin. Ne shprehëm zotimet e reja për progresin në Kosovë, natyrisht edhe përgjegjësit e reja që do ti marrim për Kosovën shtet, e cila do të jetë pjesë e familjes euroatlantike, pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian dhe marrëdhënieve gjithmonë të shkëlqyera me SHBA-të.
Kosova dhe populli i Kosovës, përulen para qeverisë dhe popullit amerikan për mbështetjen e tyre.
Last modified: 18 Korrik, 2008