Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi komenton për CNN arrestimin e të kërkuarit për krime lufte: Arrestimi i Karaxhiqit, lajm i mirë për të gjithë

22 Korrik, 2008

Në një intervistë për televizionin amerikan CNN pak çaste pas takimit me presidentin amerikan, George W. Bush dhe menjëherë pas publikimit të lajmit për arrestimin e serbit nga Bosnja, kryeminstri i Qeverisë së Republikës së Kosovës z.Hashim Thaçi ka thënë se ky akt është diçka shumë pozitive për Serbinë, për popullin serb, për paqen dhe stabilitetin në rajon, por gjithashtu edhe për investimin amerikan dhe të Bashkimit Evropian ne rajon.
 
 
Prishtinë, 22 korrik 2008
 
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi, e ka vlerësuar si lajm të mirë për të gjithe arrestimin e të kerkuarit nga Haga, serbit Radovan Karaxhiq.
 
Në një intervistë për televizionin amerikan CNN pak çaste pas takimit me presidentin amerikan, George W. Bush dhe menjëherë pas publikimit të lajmit për arrestimin e serbit nga Bosnja, kryeminstri Thaçi ka thënë se ky akt është diçka shumë pozitive për Serbinë, për popullin serb, për paqen dhe stabilitetin në rajon, por gjithashtu edhe për investimin amerikan dhe të Bashkimit Evropian ne rajon.
 
Duke vlerësuar se arrestimi është pozitiv edhe për Kosovën, si dhe për marrëdhëniet Serbi-Kosovë, kryeministri i Republikës së Kosovës z.Hashim Thaçi ka tërhequr vërejtjen se Serbia ka për obligim  edhe arrestimin e kriminelëve të tjerë.
 
”Serbia duhet të bëjë më shumë, sepse ata kanë kriminelë të tjerë të luftës brenda, veçanërisht Ratko Mlladiqin, që së bashku me Karaxhiqin kanë kryer masakrën në Srebenice”, ka thene kryeministri Thaçi ,duke shtuar se Serbia po dëshmon se është gati të bashkëpunojë me Tribunalin e Hagës dhe të shikojë përpara nga bashkëpunimi me shtetet perëndimore.
 
”Unë mendoj se ata po shikojnë përpara në pjesëmarrjen në NATO, BE, në rrethin e vendeve perëndimore dhe në vlerat perëndimore”, ka thënë kryeministri Thaçi, duke shprehur mirëkuptim edhe për festën që ka përshkuar vendbanimet myslimane të Bosnje-Hercegovinës, pas këtij arrestimi .
 
”Unë i kuptoj njerëzit në Sarajevë, ata kanë kanë festuar, sepse Karaxhiqi, Slobodan Milosheviqi  e Ratko Mladiqi kanë bërë gjërat më të këqija që dikush i ka bërë pas Luftës së Dytë Botërore”, ka thënë z.Thaçi, ndërsa ka përmendur faktin se ”gjithashtu në Beograd njerëzit kanë festuar, sepse ata duan ta shohin Serbinë në mesin e vendeve europerëndimore”.

Last modified: 22 Korrik, 2008

Comments are closed.

×