Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Norvegji

14 Mars, 2013

Prishtinë, 14 mars 2013

Me ftesë të kryeministrit të Norvegjisë, Jens Stoltenberg, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Norvegji.

Nesër në Oslo, kryeministri Thaçi do të pritet nga homologu i tij, kryeministri i Norvegjisë, z. Stolenberg dhe nga ministri i Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Espen Barth Eide.

Temë kryesore e takimeve do të jetë thellimi i marrëdhënieve bilaterale në mes të Kosovës dhe Norvegjisë, me theks të veçantë bashkëpunimi në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.

Last modified: 14 Maj, 2022

Comments are closed.