“Sot e rikonfirmuam si Kosovë qëndrimin tonë zyrtar se i tërë përkushtimi dhe kapaciteti ynë do të orientohet në përshpejtimin e procesit të integrimit të Kosovës në strukturat e BE-së. Kjo konsiderohet një nga pikat kyçe të Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve tjera të vendit”, ka thënë kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës z.Hashim Thaçi në konferencën e sotme për media, pas takimit të 14-të të Mekanizmit Përcjellës të Procesit të Stabilizim Asociimit, që u mbajt sot në Prishtinë.
Prishtinë, 29 maj2008
Pas Takimit të 14-të të Mekanizmit Përcjellës të Procesit të Stabilizim Asociimit, që u mbajt sot në Prishtinë, Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës z.Hashim Thaçi dhe z.Pierre Mirell, drejtor për Ballkanin Perëndimor i Zgjerimit të BE-së, mbajtën një konferencë shtypi.
Fillimisht kryeministri Thaçi tha se ishte ky takim i një rëndësie të veçantë me përfaqësuesit e lartë të Komisionit Evropian, i cili po mbahet në kohën kur është krijuar realiteti i ri në Kosovë, realiteti i Kosovës së Pavarur dhe sovrane dhe realiteti se jemi duke kaluar në prag të fuqizimit të hyrjes në fuqi të kushtetutës së Kosovës.
“Sot e rikonfirmuam si Kosovë qëndrimin tonë zyrtar se i tërë përkushtimi dhe kapaciteti ynë do të orientohet në përshpejtimin e procesit të integrimit të Kosovës në strukturat e BE-së. Kjo konsiderohet një nga pikat kyçe të Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve tjera të vendit”, ka thënë kryeministri Thaçi, duke shtuar se qeveria është e përkushtuar ndaj kërkesave të partneritetit evropian.
Më tutje kryeministri i Qeverisë së Kosovës z.Hashim Thaçi ka pohuar se integrimi në BE për Kosovën është një proces që do të ndikojë në përmirësimin e jetës së të gjithë qytetarëve të Kosovës. Në këtë periudhë kemi hartuar kornizën legjislative për rregullimin e sferave shoqërore me theks të veçantë ato në lidhje dhe respektimin e të drejtave të njeriut, tha kreu i qeverisë së Kosovës z.Thaçi dhe shtoi se përkushtimin tonë ndaj procesit të integrimit në BE e kemi konfirmuar edhe sot gjatë takimit duke diskutuar Planin për Integrim Evropian 2008 – 2010, të miratuar nga Qeveria, si dhe finalizimin e veprimit për partneritet evropian 2008.
Kemi diskutuar dhe kemi ritheksuar se komentet dhe rekomandimet e Komisionit Evropian rreth orientimeve tona strategjike janë të mirëseardhura dhe ne besojmë në përvojën e komisionit në këtë proces, theksoi z.Thaçi.
Duke folur para gazetarëve për agjendën e institucioneve të Kosovës, kryeministri Thaçi edhe njëherë ripërsëriti se integrimi evropian është agjenda jonë shtetërore, duke përfshirë në këtë proces jo vetëm institucionet, por edhe shoqërinë civile, mediet dhe gjithë qytetarët.
“Kosova de fakto e ndien veten pjesë të NATO-së, dhe të BE-së, por dua të potencoj se është e një rëndësie të veçantë që ky takim po mbahet në momentet kur edhe u konfirmua data 11 korrik kur edhe mbahet Konferenca e Donatorëve për Kosovën” tha mes tjerash kryeministri Thaçi.
Edhe z. Pierrre Mirel, Takimin e 14-të Mekanizmit Përcjellës të Procesit të Stabilizim Asociimit, e vlerësoi shumë të rëndësishëm dhe theksoi se ky takim po bëhet edhe më i rëndësishëm pas krijimit të realitetit të ri dhe Qeverisë së re.
“Procesi i anëtarësimit në BE është një proces gjithëpërfshirës dhe kjo është theksuar nga Këshilli i Bashkimit Evropian në dhjetor të vitit të kaluar, ku krerët e shteteve dhe qeverive theksuan qartë se të gjitha vendet e rajonit kanë një të ardhme në BE”, theksoi z. Mirel. Ai ka thënë se sot është diskutuar për çështjet më të rëndësishme në këtë periudhë kohore që lidhen me të drejtat e njeriut, të drejtat e pakicave, sundimin e ligjit, qeverisjen e mirë dhe është përshtypja se është arritur përparim lidhur me përgatitjen e masave për miratimin e legjislacionit veçmas atyre që janë pjesë e Planit të presidentit Ahtisaari
Last modified: 29 Maj, 2008