Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi: Institucionet, populli dhe vendi ynë është i nderuar për të mirëpritur në nivelin më të lartë shtetëror zëvendëspresidentin amerikan, Joseph Biden

20 Maj, 2009

Prishtinë, 20 maj 2009

Në mbledhjen e sotme, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në emër të qeverisë dhe popullit të Kosovës, ka shprehur falënderimin për njohjen e Kosovës nga Unioni i Komoreve dhe nga Bahreini.

“Tanimë Kosova arriti numrin 60 të njohjeve nga vendet e botës. Është një sukses i konsoliduar për shtetin tonën, një mbështetje dhe njohje meritore. Njohjet e reja do të vijnë dhe janë të paralajmëruara, e që janë rezultat i institucioneve dhe punë së përgjegjshme të institucioneve shtetërore, Ministrisë së Punëve të Jashtme, diplomacisë kosovare. Ky proces është shumë pozitiv që do t’i ketë reflektimet edhe në procesin e suksesshëm e anëtarësimit të Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar, në Bankën Botërore dhe në Bankën Evropiane për Rindërtim e Zhvillim.”, ka thënë kryeministri Thaçi në fjalën e hapjes së mbledhjes së Qeverisë.

Qeveria e Republikës së Kosovës është njohur me përgatitjet që janë bërë për pritjen e zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Josph Biden, që do të dëshmojë frymën e angazhimit Shteteve të Bashkuara të Amerikës për perspektivën zhvillimore të Kosovës.

“Qeveria ka bërë përgatitjet që pritja për zëvendëspresidentin amerikan të jetë e nivelit shtetëror. Qeveria fton qytetarët të jenë pjesë e festës dhe mikpritjes së mikut të madh të Kosovës, zotit Biden,. Kjo mikpritje është respekt për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për popullin amerikan, për qeverinë amerikane, është zotim i thellimit të miqësisë së përjetshme në mes të Republikës së Kosovës  dhe SHBA-ve”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka falënderuar angazhimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Kulturës për angazhimin e tyre në organizimin e pritjes madhështore të zëvendëspresidentit amerikan.

Last modified: 20 Maj, 2009

Comments are closed.