Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, me rastin e vrasjes së Kapitenit Feti Vogli në Afganistan

21 Shkurt, 2012

Prishtinë, 21 shkurt 2012

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, me rastin e vrasjes së Kapitenit Feti Vogli në Afganistan.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet:

I nderuari kryeministër, z. Berisha

Me dhembje të madhe morëm lajmin për aksidentin tragjik që ndodhi në Kandahar të Afganistanit, ra në krye të detyrës Komandanti Feti Vogli.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, popullit të Kosovës dhe në emrin tim, pranoni ngushëllimet më të sinqerta.

Ky është një moment i vështirë për shtetin shqiptar, për familjen Vogli, për miqtë e tij, por edhe për gjithë kombin shqiptar.

Gjithashtu,  i dëshirojmë shërim sa më të shpejtë Nëntetarit, Aleksandër Pecit.

Jemi të bindur se Shqipëria do të vazhdojë edhe më tej të luaj rol të rëndësishëm në kuadër të Forcave të Aleancës së Atlantikut të Veriut, në misionin e tyre të paqes.

Hashim Thaçi,
Kryeministër i Republikës së Kosovës 

Last modified: 21 Shkurt, 2012

Comments are closed.