Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjeve që humbën të afërmit e tyre në aksidentin tragjik, që ndodhi sot në Vjenë

22 Shkurt, 2010

Prishtinë, 22 shkurt 2010

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjeve që humbën të afërmit e tyre në aksidentin tragjik, që ndodhi sot në Vjenë.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet:

Të nderuara familje,

Me dhembje të madhe morëm lajmin për aksidentin tragjik që ndodhi në Vjenë të Austrisë, ku humbën jetën familjarët dhe më të dashurit tuaj.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, pranoni ngushëllimet më të sinqerta.

Gjithashtu, të gjithë të mbijetuarve të këtij aksidenti iu urojmë shërim të shpejtë.

Qeveria e Republikës së Kosovës është në kontakte të vazhdueshme me autoritetet e shtetit të Austrisë për t’iu dalur në ndihmë të aksidentuarve dhe për të zbardhur në tërësi shkakun e aksidentit.

Hashim Thaçi,
Kryeministër i Republikës së Kosovës

Last modified: 22 Shkurt, 2010

Comments are closed.