Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Ferati, KK të Istogut dhe kryesisë së LDK-së, me rastin e ndërrimit të jetës të kryetarit të Komunës së Istogut, Fadil Ferati

30 Janar, 2010

Prishtinë, 30 janar 2010
 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Ferati, Kuvendit Komunal të Istogut dhe kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, me rastin e ndërrimit të jetës të kryetarit të Komunës së Istogut, Fadil Ferati
 

Në telegramin e ngushëllimit thuhet:
 

E nderuara familje Ferati.
Të nderuar asambleistë të Kuvendit Komunal të Istogut,
E nderuara kryesi e Lidhjes Demokratike të Kosovës,
 

Me dhembje të madhe morëm lajmin për ndërrimin e jetës të familjarit tuaj, kryetarit të Komunës së Istogut, veprimtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, z.Fadil Ferati.
 

Jeta dhe vepra e z.Fadil Ferati ka qenë në shërbim të shtetit të Kosovës. Të gjithë ne do ta kujtojmë kontributin e çmuar të z.Ferati në funksion të avancimit të proceseve pozitive në komunën e Istogut dhe në tërë Kosovën.
 

Më lejoni që në emër timin dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, t’iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
 

Hashim Thaçi,
Kryeministër i Republikës së Kosovës
 

Last modified: 30 Janar, 2010

Comments are closed.