Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi: Fshatrat tona kanë qenë të shkëputura, të lëna pas dore, ka pasur nevojë për investime – kjo tash po ndodhë

25 Tetor, 2008

Prishtinë, 25 tetor 2008
 
Kryeministri
i Qeverisës së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga
zëvendëskryeministrat, Hajredin Kuçi dhe Ramë Manaj dhe
zëvendësministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Adem
Grabovci, ka përuruar sot tri rrugë të asfaltuara në fshatrat Dush,
Sverkë dhe Këpuz të Komunës së Klinës.
 

ceremoninë e përurimit të këtyre rrugëve, kryeministri Hashim Thaçi ka
thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë edhe me
përurime të tjera në të gjitha anët e vendit.
“Në
kuadër të rritjes së përkushtimeve dhe investimeve që është duke bërë
Qeveria e Republikës së Kosovës, janë edhe këto projekte që po
përurohen në Komunën e Klinës, sikur edhe anë e kënd Kosovës. Janë këto
investime për t’ua lehtësuar jetën qytetarëve për të krijuar një jetë
më të mirë, më moderne dhe për të zvogëluar dallimet e standardit të
jetës  fshat – qytet”, ka thënë Kryeministri Hashim Thaçi, duke shtuar
se fshatrat tona kanë qenë të shkëputura, të lëna pas dore dhe ka pas
nevojë për investime dhe kjo tash po ndodhë.
 
Kryeministri
Hashim Thaçi nga Sferka e Klinës ka premtuar investime të reja anë e
kënd Kosovës për ngritjen e veprave të infrastrukturës që do të
ndryshojnë jetën e qytetarëve të vendit. Z. Thaçi ka theksuar
përkushtimin e Qeverisë edhe në fushën e përmirësimit të gjendjes
sociale për çdo qytetar të Republikës së Kosovës. 

 

Last modified: 25 Tetor, 2008

Comments are closed.

×