Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi : Është kjo rrugë që lidhë gjithë këto fshatra me qendrën komunale dhe e cila do ta ndryshoj për të mirë jetën e njerëzve këtu

9 Maj, 2009

Prishtinë 9 maj 2009
 

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi dhe ministrat Fatmir Limaj, Ahmet Shala, Idriz Vehapi dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës Bajram Rexhepi, ka përuruar sot rrugën e re të asfaltuar në fshatin Broboniq të Mitrovicës.

Duke ndarë gëzimin bashkë me banorët e këtyre fshatrave, kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se ndodhte sot këtu për të përuruar rrugën e re , rrugën e perspektivës dhe të mirëqenies dhe të standardeve moderne evropiane.  “Është kjo rrugë që lidhë gjithë këto fshatra dhe këta banorë me qendrën komunale. Kjo rrugë do ta ndryshojë për të mirë jetën e njerëzve këtu “, ka thënë z. Thaçi, duke shtuar se Kosova po ndryshon kudo , po ndryshon edhe në Mitrovicë, kemi investime kudo . Këto investime do të vazhdojnë duke ngjallur shpresën dhe perspektivën për banorët e Broboniqit dhe të gjithë Kosovës.

Kryeministri Thaçi me këtë rast u premtoi banorëve të Broboniqit se së shpejti do të fillojë të ndërtohet objekti i ri i shkollës fillore.

Ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit, Fatmir Limaj ka thënë se ky projekt i realizuar nga Qeveria e Kosovës do ti mbaj njerëzit këtu të mos shpërngulën dhe do të ndikoj që të kthehen edhe ata që për kushte të vështira kanë lënë këto vise shumë të bukura të Kosovës.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi ka falënderuar Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Thaçi për premtimet e mbajtura për rregullimin e infrastrukturës në veri në jug dhe në të gjitha pjesët e komunës së Mitrovicës.

Last modified: 9 Maj, 2009

Comments are closed.