Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi do të marrë pjesë në takimin joformal të ministrave të jashtëm të BE-së në Brdo të Sllovenisë

28 Mars, 2008

28 mars 2008
 
Duke iu përgjigjur ftesës së Ministrit të Punëve të Jashtme të Sllovenisë z. Dimitrij Rupel, Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi do të marrë pjesë në takimin joformal të ministrave të jashtëm të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, i cili mbahet në Brdo të Sllovenisë prej datës 28 deri 29 mars 2008.
 
Përveç ministrave të jashtëm të shteteve anëtare të BE-së, në takim do të marrin pjesë edhe ministrat e jashtëm të shteteve, të cilat kanë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, si  dhe përfaqësuesit e shteteve të Ballkanit Perëndimor.
 
Një ndër temat kryesore të këtij takimi ka të bëjë me të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, dhe në këtë kontekst Kryeministri i Republikës së Kosovës do të prezantojë vizionin e Kosovës dhe perspektiven e saj Evropiane. 

Last modified: 28 Mars, 2008

Comments are closed.

×