Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi: Çdo qytetar ka hise në pavarësinë e Kosovës, secili le të ndihet krenar me të arriturat e përbashkëta

17 Shkurt, 2009

Fjalimi i kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mbajtur në seancën solemne të Kuvendit, me rastin e Ditës së Pavarësisë

Prishtinë, 17 shkurt 2009

Sot është ditë për të festuar së bashku, me ngrohtësi, gëzim dhe solidaritet.

Pikërisht, dhjetëvite më parë ne udhëhqsit e Kosovës, në Konferncën ndërkombëtare në Rambuje, në kohën e mbijetesës bashkë me partnerët dhe miqtë ndërkombëtar bisedonim dhe vendosnim për të Liri të Kosovës.
Kosova Fitoi.

Kaluam nëntë vite tranzicion plotë sfida, por të sukseshëm.

Sot, është përvjetori i parë i shtetit tonë krenar, të pavarur, sovran dhe të lirë.

Sot të gjithë kemi ditëlindje.

Sot, shenojmë festën më të madhe dhe të rëndsishme të popullit të Kosovës.
Festën e shtetit të pavarur, demokratik me shoqëri shumëetnike.

Ju falenderoj të gjithë juve, deputet, kabinet qeveritar, të gjithë qytetarët e Kosovës, miqtë tanë ndërkombëtarë, për punën që keni bërë bashkë me ne, deri më tani dhe atë që do ta bëni në të ardhmen për ta bërë vendin tonë më të përparuar edhe më demokratik në vitet që do të vijnë.

Viti që lamë pas ishte vit i të arriturave dhe i krenarisë, viti i suksesit historik të Kosovës.

Për një vit kompletuam ndërtimin dhe funksionalizimin e të gjitha Institucionave shtetrore të Rapublikës së Kosovës.

Duke punuar së bashku, ne krijuam një ndjenjë të re të optimizmit; një ndjenjë të re të besimit; të fuqisë dhe bashkimit; që nuk ka sfidë së cilës qytetarët e Kosovës nuk mund t’ia dalin dhe ta tejkalojnë.

Ekonomia jonë brenda vitit të pavarsisë shënoi rritje prej rreth 6%.

Përjvetorin e parë të pavarësisë, e shënojmë me më shumë vende të reja pune, me rrugë të reja anë e kënd Kosovës, më më shumë shkolla moderne të pajisura me kabinete informatike, u krijua ambient më sigurt për biznesin kosovar, siguri edhe më madhe për investuesit ndëerkombëtar, u tregua më tepër kujdes shëndetësor, u arrit standard më i lartë i jetesës.

Por më shumë se këto të arritura është ndjenja jonë e re e qëllimit dhe e guximit.
Atë mund ta shihni në familje, punë, në rrugë e sheshe, njerëzit duke i ndihmuar dhe kuptuar edhe më shumë njëri-tjetrin.
Duke besuar në njëri-tjetrin.
Të përkushtuar edhe më shumë për të pasur sukses.

Ne i kemi treguar botës që e kemi merituar pavarësinë tonë, dhe dijmë ta ndertojmë,  dhe e gëzojmë vendin në mesin e shteteve që përfaqojnë lirinë.

Bota e shteteve të lira e vëren dhe e përshendet përkushtimin dhe zotimin e Kosovës ndaj parimeve të lirisë, demokracisë dhe të jetesës së lirë për të gjithë.
 
Kosova është atdhe i të gjithë qytetareve të saj, me mundësi të barabarta për të gjithë, me të drejta të afirmuara për minoritarët.

Kosova u njoh zyrtarisht nga 54 shtete të lira të cilat përfaqësojnë rreth 70% të GDP-së në botë.

Sot, kosova ka diplomacinë aktive anë e kënd botës.
Gjatë muajve të ardhshëm presim të njohje të reja.

Kosova do të njihet nga e gjithë bota.
Kosova do të bëhet anëtare me të drejta të plota gjatë këtij viti në Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore.

Vitin e kaluar ne pranuam Raportin e Progresit evropian për Kosovën, këtë vit do të kryhet studimi i fizibilitetit, jam i bindur në sukses.

Kosova ecën e sigurt, për integrim në NATO, Bashkim Evropian dhe e OKB.

Viti ynë i parë në pavarësi ishte vit i të arriturave dhe i krenarisë.
Ishte viti i unitetit politik, qytetar dhe shtetëror të Kosovës.
Cdo qytetar ka hise në pavarësinë e  Kosovës, secili le të ndihet krenar me të arriturat e përbashkëta.
Sot, festohet në çdo familje, qytet, fshat e lagje kudo dhe në diasporë.
Festa e pavarsisë së Kosovës tejkalon kufinjtë e Republikës sonë.
Të gjithë festojmë dhe punojmë që të gjejmë rrugën më të mirë për të çuar Kosovën përpara.
Edhe pse mund të dallojmë në ide, qëllimin e kemi të përbashkët, që ta ndërtojmë një Kosovë më të mirë.

– Mund dhe kemi dallime në ide të ndryshme politike, i takojmë besimeve të ndryshme, apo i takojmë përkatsive të ndryshme etnike, por një gjë të gjithë e kemi të përbashkët: Të gjithë jemi shtetas të Kosovës, të gjithë e duam Kosovën-le ta ndërtojmë pra bashkarisht shtetin tonë.

Të nderuar deputetë,
Të dashur qytetarë,

Në këtë sallë u miratuan 61 ligje bashkë me 51 ligje të tjera që dalin nga plani i Ahtisarit për pavarësinë e Kosovës.

Më 15 qershor 2008, ne miratuam dokumentin më të rëndësishëm për Kosovën, Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Kjo Kushtetutë moderne, e para e vullnetit të qytetarëve të Kosovës, është një e arritur për t’u mburrur.

Ajo garanton liri, demokraci, dhe qeverisje të mirë për të gjitha komunitetet e Kosovës.

Përkushtimi ynë për unitet qytetar në Kosovë ishte i sinqertë dhe i vazhdueshëm.
Qelsi i suksesit tone qendron në unitet, kosova do të vazhdoi të jetë e bashkuar si vend dhe popull.

Përveç Kushtetutës, ne krijuam simbole gjithëqytetare: flamurin, himnin të cilat përfaqësojnë parimin e Kosovës shumëetnike.

Në bashkëpunim me Zyrën Civile Ndërkombëtare, Qeveria po punon për të mbrojtur vendet e trashëgimisë kulturore.

Qeveria ka miratuar legjislacionin më të avancuar për të drejtat e komuniteteve, duke ndërtuar qendra kulturore, duke ndërtuar rrjete ujësjellësish dhe duke përmirësuar cilësinë e jetës për të gjithë.

Jam krenar që pavarësia e Kosovës solli më shumë stabilitet në Kosovë.
Të gjithë duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu, nën flamurin e ri të Kosovës.

Deputetë të nderuar,

Sot, bota po përballet me sfida.
Kriza globale ekonomike është ballafaqim real.
Megjithatë, ne po ecim përpara.
Këtë mund ta shihni në rrugët tona të reja, ndërtesa të reja, banim më të mirë, më shumë kujdes për më të moshuarit tanë dhe mundësi më të mira për të rinjët tanë.
Ne po zbatojmë standarde të të arriturave të cilat vendi ynë nuk i ka pasur asnjëherë.
Ne po lëvizim sigurt drejt rezultateve më të mëdha dhe të ndjenjës së përbashkët për një të nesërme edhe më të mirë.

Ju deputetë dhe mysafirë të nderuar në këtë sallë,
keni kontribuar për ta bërë të mundur këtë.
Por sot, nuk është dita për ta përgëzuar vetëveten, por t’i falenderuar qytetarët, sepse janë qytetarët ata që e bëjnë Kosovën më të fortë .
Edhe më me rëndësi, t’i përqafojmë njerëzit dhe t’i ushqejmë shpresat dhe ëndërrat e tyre.

Zotimet t,i bejmë realitet.
Shteti i Kosovës qëndron në zemrat e nënave që kujdesen për fëmijët e tyre, dyçanxhinjëve që hapin dyert e tyre çdo ditë dhe bujqëve që punojnë tokën e pleshme të vendit tonë.
 
Janë shkëndijat rinore dhe urtësia e moshës të cilat i festojmë sot në përvjetorin tonë të parë.

Populli i Kosovës kanë bërë rrugë të gjatë për të arritur këtu ku jemi.

Sot, në Ditën e Pavarësisë, e ardhmja jonë kurrë nuk ka qenë më e ndritshme, liria kurrë s’ka qenë më e madhe dhe mundësitë kurrë nuk kanë qenë më të dukshme.
 
Të nderuar deputetë, ju nënshkrues të pavarsisës së Kosovë, qytetar të dashur të Kosovës, Ju më meritorët për shtetin tonë

Dje unë vizitova fëmijën e parë që u lind në Kosovën e pavarur.

Emri i saj është Pavarësi. Ishte e bukur dhe shëndetshme, po aq sa shteti ynë.
Duke e shikuar këtë fëmijë, duke parë familjen e saj, në mendje më shkuan shumë mendime.

Çka e pret këtë fëmijë në jetën e vet?
Çfarë mundësish do të ketë?
Ne të gjithë kemi sakrifikuar aq shumë për të dhe gjithë femijët e Kosovës..
Ne u bëmë bashkë ashtu që ajo të mund të lindej në liri.
Fëmijët e Kosovës do të rriten s,i si gjithë femijët e botës së lirë

Tani çfarë tjetër do të ndikojë në fatin e saj në jetë?
Çfarë arsimi do të marrë?
Çfarë mundësi karriere do t’i ofrohen?
Kur ajo të lind gjeneratën e dytë të Kosovës së lirë, ajo do të ketë kujdes shëndetësor të standardeve më të mira evropiane.
 Ajo do të mund të rris fëmijët e saj në një Kosovë të bukur, me parqe, me fushëloja dhe me rrugë të pastërta.
 Kjo është ajo për të cilën punojmë ne.
Kjo është arsyeja pse ne punojmë bashkë, çdo ditë, secili duke nga këndvështrimi i vet dhe të gjithë të fokusuar se si t’ia mundësojmë Pavarësisë së vogël, të gjithë fëmijëve tanë, Kosovën e shpresave dhe ëndërrave tona.

Sot feston Kosova.

Nesër, të gjithë i kthehemi punës, për Pavarësinë, për veten tonë, për familjet tona, për Kosovën.
Urime përvjetori i pavarësisë Kosovë.
Le të festojmë së bashku. Ju faleminderit dhe gëzuar Dita e Pavarësisë.

Last modified: 17 Shkurt, 2009

Comments are closed.