Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi: Besojmë se sivjet ka një shkallë të përmirësimit në raport me kontributin e kaluar për Raportin e Progresit

9 Qershor, 2010

Prishtinë, 9 qershor 2010

Fjala e Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në Takimin e pestë të Këshillit Ndërministror për Integrim Evropian

Të nderuar zëvendëskryeministra,
Të nderuar ministra,
Përfaqësues të Kuvendit të Republikës së Kosovës,
I nderuar kryeprokuror i shtetit të Kosovës,
Të nderuar përfaqësues të Komisionit Evropian,

Ky është takimi i pestë i Këshillit Ndërministror për Integrim Evropian dhe i kushtohet përgatitjes së kontributit të institucioneve të Republikës së Kosovës për Raportin e Progresit 2010.

Duke pasur parasysh se ky është raportim kryesor dhe më i rëndësishëm në këtë proces, pasi që mbulon një periudhë prej nëntë muajsh që nga dalja e Raportit të Progresit 2009, ka qenë shumë e rëndësishme që secili nga institucionet tuaja të jenë të koordinuar në mënyrë efektive me njëri-tjetrin, e në veçanti me ministrinë e Integrimit Evropian.

Gjatë periudhës së përgatitjes së kontributit tuaj në këtë raport, unë jam i siguruar që ky kontribut, të jetë në përputhje të plotë me instruksionet e ministrisë së Integrimit Evropian.

Është jashtëzakonisht kënaqësi të kemi këtu edhe kryeprokurorin, z.Kabashi dhe shefin e Agjencionit Anti-Korrupsion, në mënyrë që të vazhdohet një koordinim edhe më i gjerë që të implementojmë të gjitha kriteret sa më shpejt që është e mundshme, në kuadër të implementimit të reformave demokratike, të domosdoshme në këtë proces integrues.

Gjatë kësaj periudhe, ne kemi qenë gjithashtu në kontakt të vazhdueshëm me Komisionin Evropian dhe sivjet mund të besojmë se ka një shkallë të përmirësimit në raport me kontributin e kaluar.

Pas publikimit të Raportit të Progresit për vitin 2009 dhe studimit të fizibilitetit, është iniciuar procesi i liberalizimit të vizave dhe marrëveshjes tregtare në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Të nderuar të pranishëm.

Përveç kësaj, dialogu mes Republikës së Kosovës është avancuar nga mekanizimi Përcjellës i Stabizim Asociimit dhe dialogu në proceset e stabilizim asociimit.

Në përputhje me këto avancime dhe kërkesa tjera, është kërkuar një qasje më proaktive dhe intensifikim të agjendës evropiane nga ana e institucioneve tona.

Për këtë qëllim, ne kemi miratuar edhe dhjetë prioritetet strategjike në të cilat institucionet tuaja janë fokusuar punën me resurset e tyre gjatë kësaj periudhe të vitit.

Me gjithë përmirësimet e arritura në të gjitha institucionet, sa i përket raportimit dhe monitorimit të implementimit të Planit të Veprimit të Partneritetit Evropian, akoma mbeten një numër çështjesh që duhet adresuar secili institucion në kuadër të këtij procesi.

Prandaj koordinimi mes Ekzekutivit dhe Kuvendit duhet të përmirësohet urgjentisht.

Kërkohet nga secili institucion sponzorizues i projektligjeve të forcoj dhe intensifikoj bashkëpunimin me Kuvendin për këtë qëllim, kurse Kuvendi ka nevojë të ngre kapacitetet teknike për koordinim më të mirë në mes të institucioneve sponzorizuese të projektligjeve.

Më tej kërkohet nga të gjitha institucionet përgjegjëse një planifikim më realist, një qasje më strategjike dhe afatgjatë që do ketë synim primar implementimin e reformave që kërkohen në kuadër të agjendës evropiane të Republikës së Kosovës.

Një qasje e tillë strategjike është e domosdoshme, sidomos sa i përket dokumenteve strategjike, për implementimin e të cilave është përgjegjës secili nga institucionet që përfaqësoni.

Edhe këto dokumente duhet të fokusohen në objektivat e matshëm, të cilat do të mund të jenë në harmoni dhe të kontribuojnë përmbushjen e objektivave të vendosura në partneritet evropian dhe në Planin e Veprimit të Partneritetit Evropian.

Të nderuar të pranishëm,

Pasi që tani është në përfundim e sipër procesi i ristrukturimi i strukturave institucionale, në kuadër të reformës së administratës publike, presim që të fokusohemi në funksionalizimin sa më të shpejt të këtyre strukturave të reja dhe me vendosjen e kapaciteteve të plota profesionale të tyre, në mënyrë që duke filluar nga viti i ardhshëm secili institucion të funksionojë duke u bazuar në planet e tyre strategjike.

Më tej, implementimi i tyre kërkon vendosjen e një sistemi funksional të monitorimit, raportimit dhe vlerësimit të brendshëm, në veçanti kur kemi të bëjmë me qasje ndërsektoriale.

Kjo kërkon vendosjen e një sistemi të përgjegjësisë dhe llogaridhënies Brenda secilit institucion.

Gjatë muajve në vazhdim, është me rëndësi që secili institucion të bashkëpunoj ngushtë me ministrinë e Integrimeve, në mënyrë që të kemi raport të brendshëm të progresit, në mënyrë që të kemi identifikimin e sfidave, mangësive dhe çështje tjera të hapura.

Faleminderit!

Last modified: 9 Qershor, 2010

Comments are closed.