Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi përgëzon homologun shqiptar, Sali Berisha, me rastin e pranimit zyrtar të Shqipërisë në NATO
Në telegramin e urimit thuhet:
I nderuari Kryeministër Berisha,
Zyrtarizimi i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO më 1 prill 2009 është ngjarje me rëndësi historike dhe një e arritur jashtëzakonisht e madhe për shtetin shqiptar.
Zhvillimi ekonomik, stabiliteti i brendshëm dhe politika e fqinjësisë së mirë janë garanci se në këtë pjesë të rajonit vendi juaj është duke ecur me hapa të sigurt drejt ardhmërisë.
Anëtarësimi i plotë i Shqipërisë në NATO është fitore për rajonin tonë dhe shtetet që synojnë integrimin në institucionet euroatlantike.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ju shpreh përgëzimet më të sinqerta për këtë të arritur madhore, me bindjen se Shqipëria do të vazhdojë ecjen e sigurt drejt integrimit edhe në Bashkimin Evropian.
Hashim Thaçi
Kryeministër i Qevrisë së Republikës së Kosovës
Last modified: 2 Prill, 2009