Prishtinë, 29 prill 2009
“Ne jemi sot këtu në Fushë Kosovë për të vazhduar me mbjelljen e fidanëve si anë e kënd Kosovës. Edhe Fushë Kosova hynë në vendet më të ndotura në Kosovë, prandaj është planifikuar që në kuadër të projektit “Një qytetar, një fidan“ këtu të
mbillen mbi 30 hektar me 80 mijë fidanë”, ka thënë z. Thaçi.
Më tutje kryeministri Thaçi para banorëve të Fushë Kosovës pohoi se ndjehet mirë që ky projekt ka bashkuar të gjithë spektrin politik, sepse kjo është në të mirën dhe interesin e shëndetit të gjithë njerëzve në Kosovë. Po e ndryshojmë Kosovën për të mirë, po e përmirësojmë ambientin.
Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se kërkohet vazhdimësi e këtij procesi . Z. Thaçi ka vlerësuar punën e mirë që po bëjnë dy ministrat e kabinetit të tij ai i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Idriz Vehapi dhe ai i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Mahir Jagcilar.
Kryeministri Thaçi po ashtu ka lavdëruar udhëheqjen komunale për mbështetjen.
“Nga këtu dua të falënderojë edhe autoritetet lokale të Fushë Kosovës për mbështetjen e këtij projekti të Qeverisë”, ka thënë z. Thaçi.
Last modified: 29 Prill, 2009