Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi: Agrobiznesi do të gëzojë përkrahje më të fuqishme nga Qeveria e Republikës se Kosovës

9 Mars, 2009

Prishtinë, 09 mars 2009

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një ceremoni të organizuar sot në Prishtinë, ka ndarë sot shpërblimet për fermerët e dalluar nga sektori i grumbullimit të qumështit në Republikën e Kosovës.

Në vazhdim po japim të plotë fjalën e kryeministrit Hashim Thaçi mbajtur para prodhuesve të dalluar të qumështit.

Kam kënaqësinë dhe nderin të përurojmë zgjedhjen e fermerëve me te mire, prodhues te qumështit ne Kosove nga Kompania
 Se pari uroje dhe përgëzoj Kompaninë “DEVOLLI” për organizimin e këtij evenimenti dhe investimet e bëra ne ketë fushe. 

Industria kosovare e produkteve dhe nënprodukteve ushqimore po rritet çdo dite, dhe produktet e qumështit zëne një vend të veçantë në këtë drejtim.

Kosova ka mjafte potenciale dhe resurse ekonomike për tu zhvilluar dhe sektori i agrobiznesit është një mundësi e mire dhe reale për zhvillim.
Qeveria e Republikës se Kosovës ka si prioritet mbështetjen me të madhe të prodhuesve kosovar të ushqimeve dhe ne përgjithësi bujqësinë dhe zhvillimin rural.

Qeveria e Republikës së Kosovës inkurajon prodhuesit të prodhojnë më shume ushqime, të rrite aftësinë konkurruese në treg, të investoje ne përmirësim te kualitetit, të rrisë aktivitetet promovuese etj. 

Ne si Qeveri e Republikës se Kosovës do të jemi ne shërbim te te gjithëve, duke filluar nga fermerët prodhues, qe paraqesin edhe hallkën me te vështire te këtij zinxhiri, komunitetin e agrobiznesit dhe konsumatorin.

Por edhe ndërmarrjet prodhuese dhe përpunuese të ushqimeve duhet të ecin me kohën, pra të implementojnë standardet evropiane lidhur me sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit.

 Ne Kosove sot kemi disa kompani prodhuese që kanë te implementuara këto standarde.

Kjo na gëzon pa mase ne,  por kjo duhet të inkurajoj edhe ndërmarrjet tjera të vazhdojnë me këtë rruge.

Kjo rruge do te krijoje mundësi me të mëdha të zëvendësimit te produkteve nga importi dhe mundësi me te mëdha për eksport.

Ne konsiderojmë se janë bere mjafte përparime ne ketë drejtim, por duhet edhe shume pune për tu bere, sidomos tani si shtet i ri, ku jemi ne rrugëtimin e pandalshëm drejte Evropës se bashkuar, drejte një tregu te hapur evropian dhe botëror, drejte një konkurrence me te madhe, drejte një sistemi legjislativ me te avancuar dhe përparuar, por edhe shume më të ashpër dhe kërkues, kjo e gjitha ne mbrojtje te konsumatorit.

Agrobiznesi ose prodhimi i produkteve bujqësore konsiderohet si një nga prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zhvillim ekonomik dhe krijimin e vendeve te reja te punës ne Kosove. 

Për këtë Qeveria e Republikës se Kosovës ka marre një seri masash si: ndryshimin ne politikat fiskale në interes te biznesit vendor, kompletimin e legjislacionit konform atij të BE si dhe gjetjen e mundësive për ndihmë direkte për prodhuesin vendor.

Ndërsa për këtë vit Qeveria e Kosovës ka rritur për 40% buxhetin për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural përmes secilës synohet rritja e te ardhurave ne ferme, përmirësimi i aftësive konkurruese të ndërmarrjeve agro përpunuese, mbrojtja e shëndetit publik dhe përmirësimi i jetës ne zonat rurale.

Ju premtoj se Agrobiznesi në përgjithësi dhe në kuadër te kësaj edhe sektori i qumështit do te gëzojnë përkrahje me te fuqishme ne të ardhmen nga Qeveria e Republikës se Kosovës.

Last modified: 9 Mars, 2009

Comments are closed.