Prishtinë, 11 korrik 2011
E nderuara presidente Jahjaga,
Të nderuar zëvendësministra
Të nderuar ministra,
I nderuar ambasador i SHBA-s Dell,
E nderuar ambasadore e Turqisë Ozan,
Përfaqësues i Limak Grup Sezai Bacaksiz,
Përfaqësues i Vakifbank,
Të gjithë të pranishëm,
Në emër të Qeverisë së Kosovës ju përshëndes në këtë ditë të madhe për Republikën e Kosovës.
Kam kënaqësinë të marr pjesë sot në inaugurimin e fillimit të investimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” nga konzorciumi turko-francez Limak Kosova Aeroporti Lion, ashtu siç është paraparë në kontratë.
Jam sot këtu për të dëshmuar për përkrahjen e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për zhvillimin e gjithëmbarshëm të vendit . Qeveria e Kosovës me angazhimet e veta jo vetëm që nuk i ka munguar përkushtimi dhe mbështetja për këtë projekt por ka qenë mbështetëse e fuqishme.
Zbatimi i suksesshëm i partneritetit publiko – privat në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” dëshmon se Qeveria e republikës së Kosovës është duke i realizuar me sukses objektivat e saj drejt rritjes ekonomike dhe përmirësimit të jetesës së qytetarëve të saj . Kam theksuar edhe më heret se partneriteti publiko privat janë komponentë kyçe e zbatimit të strategjisë sonë për rritjen e qëndrueshme ekonomike në Kosovë.
Investimet që janë realizuar dhe ato që do të realizohen në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”do të jen shtytës të zhvillimit ekonomik të vendit dhe të mirëqenies së popullit të Kosovës.
Këto partneritete do të përfshijnë edhe sektorët e tjerë të rëndësishme për ekonominë e Kosovës.
Shembulli i suksesshëm i këtij projekti dëshmon se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar dhe po punon për të mundësuar përfshirjen e kapitalit privat në projekte infrastrukturore, në mënyrë që të zvogëlohet hendeku në mes resurseve publike në dispozicion dhe shërbimeve infrastrukturore të nevojshme, si dhe të sigurohet që këto shërbime të ofrohen në mënyrë sa më efikase, me kosto sa ma të volitshme që të jetë e mundur për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Ky është një shembulli i mirë i një partneriteti të shëndosh e të qëndrueshëm mes Qeverisë dhe të sektorit privat dhe treguesi i qartë për investitorët e jashtëm.
Inaugurimi i sotëm është një fillimii zgjerimit të shërbimeve dhe mundësive që do të ofrojë Aeroporti Ndërkombëtare “Adem Jashari”. Zgjerimi i kapaciteteve të Aeroportit me ndërtesë të re dhe moderne të Terminalit, me hapësirat e Aeroportit, mund ta akomodojnë numër më të madhe të pasagjerëve dhe linjave të reja ajrore që mundëson edhe një komunikim më të mirë edhe me të gjerë me Evropën dhe gjithë botën.
Përmes këtyre investimeve Kosova do të ketë një aeroport të cilësisë dhe shërbimeve ndërkombëtare dhe në anën tjetër përmes këtij partneriteti publiko privat do të kontribuohet rritjes së hyrave të buxhetit të shtetit të Kosovës.
Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë përkushtimin e saj dhe do të kryej të gjitha obligimet në lidhje me këtë projekt dhe partneri privat konzorciumi turko – francez Limak Kosova – Aeroport dy Lion do të ketë përkrahjen e fuqishme dhe të vazhdueshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Më lejoni edhe një herë të falënderojë gjithë partnerët tanë ndërkombëtar për mbështetjen e tyre të vazhdueshme edhe këshilla më të mira të mundshme profesionale, USAID-in, Bankën Botërore, Fondin Monetarë Ndërkombëtare, Komisionin Evropian.
Last modified: 11 Korrik, 2011