Zyra e Kryeministrit

Kryeministri nderon komandantin legjendar Adem Jashari

5 Mars, 2009

Prishtinë, 5 mars 2009

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, në ditën e parë të Epopesë së UÇK-së, në varrezat e dëshmorëve në Prekaz, para varrit të komandantit legjendar Adem Jashari, ka bërë nderime bashkë me presidentin e Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu, kryeparlamentarin Jakup Krasniqi dhe me anëtarë të kabinetit Qeveritar.

Nderimi dhe përkulja para atyre që dhanë jetën për lirin që sot e gazojmë, është detyrë e jona, sepse duke respektuar flijimin, sakrificën dhe veprën e dëshmorëve ne respektojmë lirinë tonë, të tashmen dhe të ardhmen e këtij vendi.

 “Sakrifica e tyre është sublime për kombin shqiptar. Sot është dita e madhe, dita e përkujtimit dhe krenarisë për të gjithë ne, institucionet e Kosovës, popullin e Kosovës.
Sakrifica e Komandantit Adem Jashari dhe gjithë Jasharajve ishte mesazhi i bashkimit, i sakrificës, i lirisë, i rendit demokratik dhe shtetit të pavarur, sovran dhe demokratik të Kosovës”, është shprehur kryeministri Hashim Thaçi në këtë rast.

Pas nderimeve para varrezave të komandantit legjendar Adem Jashari dhe dëshmorëve tjerë, kryeministri, presidenti, kryeparlamentari dhe anëtarët tjerë të kabinetit qeveritar janë pritë në Kullën e Jasharajve nga Rifat Jashari dhe pjesëtarë tjerë të familjes së madhe të komandantit legjendar.

Last modified: 5 Mars, 2009

Comments are closed.