Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Mustafa vlerësoi kontributin e Samuel Zhbogarit për Kosovën

22 Gusht, 2016

Prishtinë, 22 gusht 2016
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim lamtumirës shefin e deritashëm të Zyrës së BE-së në Kosovë/përfaqësues special i BE-së, Samuel Zhbogar.
 
Gjatë takimit, kryeministri Mustafa e falënderoi për angazhimin e madh gjatë misionit në Kosovë, duke vlerësuar kontributin e tij për thellimin e progresit në shumë fusha.
 
Kryeministri Mustafa veçoi kontributin e posaçëm të z. Zhbogar për avancimin e proceseve integruese evropiane.
 
Shefi i deritashëm i Zyrës së BE-së në Kosovë/përfaqësues Special i BE-së, Samuel Zhbogar, ka falënderuar kryeministrin Mustafa për bashkëpunimin e ofruar dhe shprehu përkrahjen e mëtejme për Kosovën.

Last modified: 22 Gusht, 2016

Comments are closed.