Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Mustafa u prit nga Papa Françesku

5 Shtator, 2016

Vatikan, 5 shtator 2016
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, para fillimit të Meshës së djeshme për shenjtërimin e Nënës Terezë, është pritur nga Papa Françesku.
 
Kryeministri Mustafa e ka falënderuar përzemërsisht Atin e Shenjtë për mbështetjen e përhershme të tij dhe të Selisë së Shenjtë për Kosovën dhe për popullin e saj.
Kryeministri Mustafa ka shprehur krenarinë e qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës për shenjtërimin e Nënës Terezë, duke e falënderuar Papa Françeskun për pritjen dhe respektin e ofruar për delegacionin e Kosovës në ceremonitë e organizuara me këtë rast.

Last modified: 5 Shtator, 2016

Comments are closed.