Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Mustafa priti në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it Miglietta

22 Gusht, 2016

Prishtinë, 22 gusht 2016
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim lamtumirës komandantin e deritashëm të KFOR-it, Gjeneral Major Guglielmo Luigi Miglietta.
 
Pasi biseduan për progresin e shumanshëm në Kosovë, kryeministri Mustafa e falënderoi përzemërsisht Gjeneral Major Migliettën për punën dhe kontributin e madh për Kosovën.
 
Me këtë rast, kryeministri Mustafa theksoi sërish respektin dhe vlerësimin maksimal të qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës për punën e KFOR-it.
 
Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Guglielmo Luigi Miglietta, e falënderoi kryeministrin Mustafa për bashkëpunimin duke theksuar përkrahjen e mëtejme për avancimin e proceseve në Kosovë.

Last modified: 22 Gusht, 2016

Comments are closed.