Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Mustafa: Luksemburgu partner i rëndësishëm i Kosovës

24 Tetor, 2016

Prishtinë, 24 tetor 2016
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ministrin e Sigurisë Sociale, Bashkëpunimit Zhvillimor dhe Çështjeve Humanitare si dhe Sportit të Luksemburgut, Romain Schneider.
 
Kryeministri Mustafa e njoftoi për progresin e gjithanshëm në Kosovë dhe prioritetet e Qeverisë për zhvillim të mëtejmë ekonomik, avancim të rrugës europiane dhe fuqizim të shtetit.
 
Kryeministri Mustafa, po ashtu, theksoi përkushtimin e Kosovës për fuqizimin e bashkëpunimit bilateral me Luksemburgun, duke shprehur mirënjohen për përkrahjen e madhe të Luksemburgut për Kosovën.
 
Ministri nga Luksemburgu, Romain Schneider, vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur përkushtimin e Luksemburgut për bashkëpunim me Kosovën dhe për të ofruar ndihmën e mëtejme në zhvillimin e Kosovës.

Last modified: 24 Tetor, 2016

Comments are closed.