Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Mustafa falënderoi EPP-në për përkrahjen e Kosovës në proceset eurointegruese

26 Tetor, 2016

Prishtinë, 26 tetor 2016
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim nënkryetarin e Partive Popullore Evropiane (EPP), Franz Schausberger.
 
Në takim, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, kryeministri Mustafa e njoftoi z. Schausberger për progresin në Kosovë dhe prioritetet e Qeverisë për zhvillim të mëtejmë ekonomik, avancimin e proceseve integruese evropiane dhe zhvillimin e gjithanshëm të shtetit.
 
Kryeministri Mustafa, po ashtu, shprehu mirënjohjen e Qeverisë dhe të qytetarëve për përkrahjen e madhe të EPP-së në proceset eurointeguese të Kosovës dhe në rezultatet e arritura deri më tani.
 
Nënkryetari i Partive Popullore Evropiane, Franz Schausberger, vlerësoi lartë të arriturat e Kosovës, në të gjitha fushat.
 
Duke shprehur përkrahjen e mëtejme të EPP-së për Kosovën, Schausberger theksoi mbështetje të veçantë për proceset e ardhshme integruese evropiane.

Last modified: 26 Tetor, 2016

Comments are closed.