Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti zhvilloi bisedë telefonike me emisarin e ShBA-së, Gabriel Escobar

11 Shtator, 2023

Prishtinë, 11 shtator 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me Zëvendës ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

U bisedua për rëndësinë e zbatimit të shpejtë dhe të plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj.

Kryeministri shprehu gatishmërinë e tij për t’u angazhuar aktivisht në takimin e nivelit të lartë politik të së enjtes në Bruksel, teksa falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën.

Last modified: 11 Shtator, 2023

Comments are closed.

×