Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovë, Albin Kurti bashkë me ministren në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari pasditen e sotme vizitoi kompaninë “Mercom”.Gjatë vizitës, ai u njoh nga afër me veprimtarinë e kompanisë, ku u mirëprit nga pronari Arif Elshani, drejtues menaxherial dhe stafi i kësaj kompanie. Duke i falënderuar për mikpritjen e ngrohtë, kryeministri në detyrë Kurti, theksoi se sektori privat bartësi kryesor i punësimit dhe kontribuues i jashtëzakonshëm për çdo vit në buxhetin e shtetit, për çka shprehu mirënjohjen për gjithë punën, angazhimin dhe kontributin.
“Mercom” në fillimet e saj ofronte vetëm shitje të materialit ndërtimor. Ndër vite, kompania ka zgjeruar aktivitetet në shumë sektor, duke përfshirë prodhimin e laminatit me presion të lartë (HPL), fasadave ventiluese, ndërtim, prodhimin e dyerve dhe dritareve me cilësi të lartë, dhe automobilistikë.
Që nga viti 2005 deri në vitin 2008, “Mercom” ka qenë tregtar i autorizuar i SKODA AUTO. Nga viti 2009 është importuesi i vetëm i veturave të reja dhe distributori i autorizuar i veturave të markës së njohur botërore PEUGEOT. Ndërkaq nga viti 2020 është dhe tregtar i autorizuar i MITSUBISHIT. Në vitin 2022 themeloi “EL TAXI”, një kompani taksi që përdor vetëm automjete elektrike, duke kontribuar kështu në një mjedisit më të pastër dhe ofruar shërbime të besueshme transporti.
Ndërmarrja “Mercom” është përfitues i granteve nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përkatësisht KIESA, të Skemës së Granteve për Inovacion. Gjithashtu, përmes mbështetjes nga MINT\KIESA, ajo ka marrë pjesë edhe në panaire ndërkombëtare si Swissbau Compact 2022 në Zvicër dhe panairi IMM 2023 në Gjermani, duke promovuar produktet e tyre edhe në tregun evropian.
Last modified: 17 Prill, 2025