Prishtinë, 30 gusht 2022
Pas homazheve dhe vendosjes së luleve te përmendorja dedikuar të zhdukurve me dhunë gjatë luftës në Kosovë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi ekspozitën e realizuar nga Kryqi i Kuq i Kosovës.
Kjo ekspozitë e hapur në shënim të Ditës Ndërkombëtare të personave të zhdukur me dhunë, paraqet 35 fotografi të familjarëve si dhe rrëfimet e tyre për ankthin e pritjes për zbardhjen e fatit të më të dashurve të tyre.
Kryeministri Kurti ritheksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për të zbardhur zhdukjet me dhunë gjatë luftës dhe për të mos rreshtur së kërkuari drejtësi për të gjitha krimet e luftës.
Last modified: 31 Gusht, 2022