Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti vizitoi ekspozitën me fotografi të familjarëve të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës

30 Gusht, 2022

Prishtinë, 30 gusht 2022

Pas homazheve dhe vendosjes së luleve te përmendorja dedikuar të zhdukurve me dhunë gjatë luftës në Kosovë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi ekspozitën e realizuar nga Kryqi i Kuq i Kosovës.

Kjo ekspozitë e hapur në shënim të Ditës Ndërkombëtare të personave të zhdukur me dhunë, paraqet 35 fotografi të familjarëve si dhe rrëfimet e tyre për ankthin e pritjes për zbardhjen e fatit të më të dashurve të tyre.

Kryeministri Kurti ritheksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për të zbardhur zhdukjet me dhunë gjatë luftës dhe për të mos rreshtur së kërkuari drejtësi për të gjitha krimet e luftës.

Last modified: 31 Gusht, 2022

Comments are closed.

×