Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti udhëton për në Bukuresht të Rumanisë, merr pjesë në konferencën e PES

6 Prill, 2024

Prishtinë, 6 prill 2024 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht, ku do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Partia Socialiste Evropiane (PES), në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet evropiane në qershor të këtij viti. 

Gjatë qëndrimit atje, kryeministri do të ketë takime me përfaqësues dhe liderë të partive të ndryshme simotra.

Last modified: 6 Prill, 2024

Comments are closed.

×