Prishtinë, 30 gusht 2024
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti gjatë ditës së sotme shefin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.
Në takim u bisedua rreth fuqizimit të bashkëpunimit të dyanshëm, në iniciativa me interes të përbashkët.
Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet gjegjëse punojnë ngushtë me Zyrën e OSBE-së në Kosovë, e ku qëllim të ndërsjellë kemi forcimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim, konform Kushtetutës dhe ligjeve të vendit tonë.
Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Davenport për bisedën, bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj shtetit tonë.
Last modified: 30 Gusht, 2024