Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti u takua me Ministrin e Mbrojtjes të Greqisë, Nikos Dendias

24 Tetor, 2023

Athinë, 24 tetor 2023

Qëndrimi në Athinë i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vijoi me takimin e radhës me Ministrin e Mbrojtjes të Greqisë, Nikos Dendias.

Marrëdhëniet Kosovë-Greqi dhe mundësitë e thellimit të tyre u biseduan gjatë takimit. Synimi ynë është fuqizimi i raporteve tona e ndërtimi i urave të bashkëpunimit me Greqinë.

Palët diskutuan rreth rrugëtimit të Kosovës në proceset e integrimit evropian si dhe angazhimin e konstruktivitetin e vazhdueshëm të vendit tonë në procesin e dialogut e normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Kryeministri Kurti foli dhe mbi bashkëpunimin me KFOR-in në patrullimin e kufirit verior e situatën e sigurisë në vend, një muaj pas sulmit terrorist dhe kriminal të 24 shtatorit të kryer nga grupe paramilitare me sponsorim dhe pjesëmarrje të Serbisë.

 

Last modified: 24 Tetor, 2023

Comments are closed.

×