Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti u takua me drejtorë të KEK-ut

17 Tetor, 2022

 

Prishtinë, 17 tetor 2022
Pas takimit që zhvilloi gjatë ditës me Bordin e Drejtorëve të KEK-ut, në mbrëmje, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli takuan Shefin Ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe drejtorët e KEK-ut; Sheqir Krasniqi, Drejtor i Divizionit të Prodhimit të Qymyrit, Remzi Beshiri, u. d. Drejtor i Termocentralit Kosova A dhe Jonuz Saraçi, u. d. Drejtor i Termocentralit Kosova B.
Në takimin ku u diskutua për sigurinë e furnizimit, kryeministri Kurti u njoftua me punën dhe gjendjen në KEK.
Ai shprehu falënderimin e tij për punën e palodhshme dhe përkrahjen e parezervë për këtë ndërmarrje dhe për punëtorët e saj, të cilët kanë rol kyç në përballjen tonë me krizën energjetike evropiane që ka prekur edhe Kosovën.

Last modified: 17 Tetor, 2022

Comments are closed.

×