Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti u mirëprit nga bashkatdhetarë në Bashkësinë Shqiptare të Bosnjës dhe Hercegovinës

7 Dhjetor, 2024

Sarajevë, 6 dhjetor 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja e tretë, Emilija Rexhepi, u mirëpritën në Bashkësinë Shqiptare të Bosnjës dhe Hercegovinës nga drejtues të shoqatave shqiptare në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe bashkatdhetarë që jetojnë dhe veprojë atje.

Kryetarja e Bashkësisë Shqiptare në Bosnjë dhe Hercegovinë, Elvira Dushi, Kryetari i Shoqatës “Dardania” në Tuzëll, Riza Sokoli, Kryetari i Shoqatës “Adem Jashari” në Mostar, Bardh Gjolleshaj, dhe Konsulli Nderi i Shqipërisë, Muharem Zejnullahu, i uruan mirëseardhje të përzemërt Kryeministrit Kurti.

Organizatorët theksuan rëndësinë e ruajtjes së identitetit kombëtar, gjuhës dhe kulturës shqiptare në diasporë, duke falënderuar kryeministrin Kurti për mbështetjen e vazhdueshme ndaj komunitetit shqiptar në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Kryeministri Kurti u shpreh mirënjohjes për mikpritjen e ngrohtë. Ai vlerësoi kontributin e komunitetit shqiptar në Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe përkushtimin e kujdesin e tyre për të ruajtur lidhjet me atdheun.

Last modified: 7 Dhjetor, 2024

Comments are closed.