Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti takoi shefin e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, Nuno Queiros

1 Shkurt, 2024

Prishtinë, 1 shkurt 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi sot shefin e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, Nuno Queiros.

Gjatë takimit, kryeministri Kurti theksoi se bashkëpunimi në fushën kundër korrupsionit, drejtësisë tranzicionale, të drejtave të komuniteteve jo shumicë dhe trashëgimisë kulturore, janë të rëndësisë së veçantë dhe në lidhje me të njëjtat, duhet vazhduar bashkëpunimi në të ardhmen.

Qeveria e Republikës së Kosovës, duke u kujdesur për kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e vendimeve të saj, ka bazuar edhe bashkëpunimin me agjencitë e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, në ligjet në fuqi.

Rëndësi, kryeministri gjithashtu i dha dhe punës në strategjinë kundër korrupsionit, rekomandimeve të propozuara nga qeveria brenda të njëjtës e që ngritin nivelin e llogaridhënies së institucioneve publike, duke zvogëluar kështu dukshëm mundësinë e korrupsionit në fushën e prokurimit publik, shëndetësisë, edukimit, administratës publike dhe funksionimit të gjyqësorit.

Last modified: 1 Shkurt, 2024

Comments are closed.

×