Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti takoi pjesëmarrës të konferencës rajonale “Gjendja e të drejtave të komunitetit LGBTIQ+ në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”

24 Nëntor, 2023

Prishtinë, 24 nëntor 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës takoi pjesëmarrës të konferencës rajonale “Gjendja e të drejtave të komunitetit LGBTIQ+ në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”, organizuar nga Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore, CSGD dhe Qendra për Barazi dhe Liri, CEL dhe që po mbahet në Prishtinë.

Ai falënderoi organizatat e pjesëmarrësit për angazhimin, punën e aktivizmin që e bëjnë në përpjekjet e tyre për drejtësi e si besues të fuqishëm në të drejtat e njeriut.

“Të gjithë jemi të ndryshëm, diversiteti dhe diferenca është gjendja e të qënit apo ekzistuarit në një shoqëri. Pikërisht sepse jemi të ndryshëm, ne mundemi e duhet të jemi të barabartë”, tha Kryeministri Kurti.

Ai shtoi se politika duhet t’i theksojë më shpesh bindjet për të drejtat e njeriut, diversitetin, solidaritetin e për barazinë, dhe se nga ky qëndrim thelbësor, derivojnë pastaj veprime, ligje, politika e strategji.

U përmend dhe ligji për kodin civil, i cili është në proces dhe do të rikthehet në parlament, si dhe plani i veprimit, që pritet të përfundohet muajt e parë të vitit të ardhshëm. Gjithashtu, ai theksoi dhe bashkëpunimin e frytshëm të zyrës së tij, me organizatat e aktivistët nga komuniteti LGBTQ.

“Bëhuni bashkë, thuajeni çfarë mendoni e kush jeni, punoni e luftoni.” përfundoi Kryeministri Kurti.

Last modified: 24 Nëntor, 2023

Comments are closed.

×