Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti takoi Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Borrell dhe emisarin Lajçak

31 Maj, 2023

Bratislavë, 31 maj 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar gjatë ditës së sotme me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, njëherësh edhe Zëvëndëspresident i Komisionit Evropian, Josep Borrell, si dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në udhëtimin të tij një ditor në GLOBSEC, në Bratislavë, të Sllovakisë, me të cilët ka diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në veri të vendit.

Në këtë takim, kryeministri Kurti përsëriti se sulmet e grupeve serbe të ekstremit të djathtë dhe milicëve të dhunshëm ndaj Policisë së Republikës së Kosovës, KFOR-it si dhe gazetarëve janë të papranueshme.

Ai tha se rruga përpara është e rrënjosur në demokraci, sundim të ligjit dhe zbatim të plotë, të shpejtë dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes Bazike.

Last modified: 31 Maj, 2023

Comments are closed.

×