Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti takoi ish-kryeministrin dhe tash deputetin e Parlamentit të Greqisë, Papandreou

16 Maj, 2025

Prishtinë, 16 maj 2025

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti sot në zyrën e tij, George Papandreou, ish-kryeministrin e Greqisë dhe tash deputet i PASOK-ut në Republikën e Greqisë.

Diskutuan rreth bashkëpunimit bilateral në rritje ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe rajon, si dhe bashkëpunimin mes partive simotra e dy subjekteve politike që drejtojnë.

Z.Papandreou po qëndron në Prishtinë, ku gjatë paradites, bashkë me kryeministrin Kurti, mori pjesë në hapjen e punimeve të Këshillit Botëror të Unionit Ndërkombëtar të të Rinjve Socialistë (IUSY).

Last modified: 16 Maj, 2025

Comments are closed.