Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti priti sot në takim të ngarkuarin me punën në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka

15 Qershor, 2023

Prishtinë, 15 qershor 2023 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka.
Në këtë takim, kryeministri Kurti e falënderoi Japoninë për mbështetjen dhënë Kosovës në sferën e politikës së jashtme, në rrafshin ekonomik, si dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha të tjera.
U bisedua për zhvillimet e fundit në vend dhe përkushtimin e institucioneve të Kosovës për depërshkallzim të situatës në veri të vendit, me ç’rast kryeministri Kurti e njoftoi atë me propozimin dhe ndau me të dëshmitë e institucioneve të vendit që dokumentojnë se tre policët e kidnapuar nga forcat serbe ishin thellë në territor të Republikës së Kosovës.
Japoni mbetet partnere e rëndësishme e Kosovës, e cila ka ndihmuar vendin tonë në shumë projekte, veçanërisht në fushën e arsimit.

Last modified: 15 Qershor, 2023

Comments are closed.

×