Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti priti sot në takim drejtoren e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) në Kosovë, Nancy Soderberg

11 Korrik, 2023

Prishtinë, 11 korrik 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim drejtoren e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), Nancy Soderberg dhe bashkëpunëtorë të saj.

Në këtë takim u fol për rëndësinë e progresit demokratik, që përveç që është punë e përpjekje e vazhdueshme e Institutit Demokratik Kombëtar, është edhe në prioritetet e Qeverisë së Kosovës sa edhe në rezultatet e saj.

Kryeministri vlerësoi rolin e NDI në demokratizimin e partive politike, forcimin e shoqërisë civile, avancimin e transparencës dhe llogaridhënies institucionale. Ai e falënderoi znj. Soderberg për angazhimin e saj në krye të këtij instituti dhe për bashkëpunimin e deritanishëm.

Në këtë takim, kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe ish-kryetari i Komunës së Prizrenit, prof. Mytaher Haskuka.

Last modified: 11 Korrik, 2023

Comments are closed.

×