Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti priti në takim përfaqësuesit e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës

9 Gusht, 2022

Prishtinë, 9 gusht 2022

Bashkëpunimi në përmirësimin e pozicionit të punonjësve shëndetësor përmes dialogut social, ishte në qendër të takimit mes Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe përfaqësuesve të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.

Në takimin e përbashkët me Ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi dhe Zëvendësministren Dafina Gexha Bunjaku, u theksua përkrahja dhe gatishmëria e Qeverisë për thellim dhe zgjerim të bashkëpunimit me FSShK-në.

Kryetarja e FSShK-së, znj.Tevide Imeri falënderoi Kryeministrin për mikpritjen dhe përkrahjen, duke theksuar se FSShK mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e punonjësve shëndetësorë, duke përkrahur punëtorët e përkushtuar dhe profesionistë.

Përfaqësuesit e FSShK-së e njoftuan Kryeministrin me sfidat, të cilat përballen profesionistët shëndetësorë në punën e përditshme.

Në këtë takimet u dakorduan që komunikimi do të jetë i vazhdueshëm, me qëllim të ngritjes së nivelit të shërbimeve shëndetësore dhe sigurimit të punës me dinjitet për profesionistët shëndetësorë.

Last modified: 9 Gusht, 2022

Comments are closed.

×