Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti priti në takim ministrin saudit të Investimeve, Khalid Al Falih

17 Qershor, 2023

Prishtinë, 17 qershor 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ministrin e Investimeve të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Khalid Al Falih, i cili qëndroi në vizitë njëditore zyrtare në Kosovë, i shoqëruar nga ambasadori Faisal Ghazi Hifzi dhe përfaqësuesi i Fondit Saudit për Zhvillim, Sulltan AlMarshad.

Në takim, përkrah kryeministrit Kurti ishin ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe ambasadori i Kosovës në Arabinë Saudite, Lulzim Mjeku.

Kryeministri Kurti e falënderoi ministrin saudit për përkrahjen e parezervë të Arabisë Saudite përgjatë gjithë këtyre viteve të shtetit të Kosovës.

Ai dhe ministri Al Falih u shprehën të kënaqur për marrëdhënie të shkëlqyera ndërmjet dy shteteve.

Ata folën për potencialin dhe mundësitë për thellimin e tyre, nëpërmjet bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Ky ishte takimi i dytë i sivjetmë i kryeministrit Kurti dhe ministrit saudit të Investimeve, Khalid Al Falih.

Last modified: 17 Qershor, 2023

Comments are closed.

×