Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti priti në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Lars Wigermark

14 Qershor, 2023

Prishtinë, 14 qershor 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në një takim lamtumirës shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, Lars-Gunnar Wigermark, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.

Në këtë takim, Kryeministri Kurti e falënderoi z. Wigermark, për bashkëpunimin, angazhimin, rolin dhe kontributin e tij, dhe i uroi suksese të mëtejme në angazhimet e përgjegjësitë e radhës.

Last modified: 14 Qershor, 2023

Comments are closed.

×