Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti priti në takim kryetaren e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, znj. Tevide Imeri

10 Qershor, 2023

 

Prishtinë, 10 qershor 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, pritën sot në takim kryetaren e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, znj. Tevide Imeri.

Gjatë këtij takimi, u fol për rëndësinë e dialogut social ndërmjet Qeverisë dhe sindikatave dhe kontratën kolektive. Të dy palët u dakorduan për dinamizim të këtij procesi të rëndësishëm.

Kryeministri Kurti foli edhe për Ligjin e Pagave që tashmë ka disa muaj që është në fuqi dhe i cili Ligj ka siguruar mjekëve dhe punëtorëve shëndetësorë paga më të dinjitetshme, teksa mjeku specialist në Kosovë me këtë ligj ka një nga pagat më të larta në Ballkanin Perëndimor.

Last modified: 10 Qershor, 2023

Comments are closed.