Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti priti në takim Drejtorin Rajonal të IOM, Manfred Profazi

16 Nëntor, 2023

Prishtinë, 16 nëntor 2023

Bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës me Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) ishin në qendër të takimit të sotëm të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me Drejtorin Rajonal të IOM-it për Evropën Juglindore, Evropën Lindore dhe Azinë, Manfred Profazi.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të dhënë nga Organizata Ndërkombëtare për Migracion.

Në këtë takim u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë për zhvillimin e politikave në fushën e menaxhimit të migracionit, si dhe forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve të institucioneve të përfshira në këtë fushë.

Last modified: 16 Nëntor, 2023

Comments are closed.

×