Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti priti në takim diplomatin gjerman dhe ish-drejtuesin e UNMIK-ut, Joachim Rücker dhe ish-presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu

14 Shkurt, 2024

Prishtinë, 14 shkurt 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në një takim diplomatin gjerman dhe ish-drejtuesin e UNMIK-ut, Joachim Rücker, dhe ish-presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Gjatë takimit, z. Sejdiu e informoi kryeministrin për lançimin e autobiografisë së tij të titulluar “Ora e Kosovës”, një vepër që rrëfen përvojat dhe sfidat në udhëheqjen e vendit.

Në vijim, z. Sejdiu dhe z. Rücker ndanë me kryeministrin detaje rreth ligjëratës që ata mbajtën në Universitetin e Prishtinës, duke u fokusuar në rëndësinë e arsimit dhe ngritjes së brezave të rinj.

Nga ana e tij, kryeministri Kurti vlerësoi lart kontributin dhe rolin e Gjermanisë në zhvillimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës.

Temë tjetër e diskutimit ishin dhe zhvillimet aktuale dhe sfidat me të cilat përballet vendi, veçanërisht në kontekstin e dialogut me Serbinë. Kryeministri Kurti theksoi angazhimin e qeverisë për të avancuar në këtë proces, në normalizimin e marrëdhënieve me njohjen reciproke në qendër, duke ruajtur interesat shtetërore dhe duke promovuar stabilitetin e paqen në rajon.

Last modified: 14 Shkurt, 2024

Comments are closed.

×