Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti priti në takim Bordin e përkohshëm të Ndërmarrjes Publike “Infrakos” Sh.A.

11 Gusht, 2022

Prishtinë, 11 gusht 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, priti në takim Bordin e Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Infrakos” Sh.A., të emëruar në mbledhjen e djeshme të Qeverisë.

Në takimin me kryesuesin Dukagjin Kastrati dhe anëtarët Besarta Zuka, Shpend Gjugja dhe Genc Hundozi, u bisedua për tejkalimin e morisë së problemeve me të cilat ballafaqohet kjo ndërmarrje si dhe ngecjeve në realizimin e objektivave afariste. U diskutua mbi prioritet kryesore, u theksua roli i rëndësishëm që ka bordi si dhe domosdoshmëria e rritjes së efikasitetit.

Kryeministri ritheksoi mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për bordin e sapo emëruar në punën e tij për zhvillimin e ndërmarrjes.

Last modified: 11 Gusht, 2022

Comments are closed.

×